Kronikë

Tiranë/ Po kryenin ndërtime pa leje te ‘Kodra e Diellit’, në pranga inxhinieri dhe punonjësi (VIDEO)

18 Korrik, 12:28| Përditesimi: 18 Korrik, 13:49

  • Share

Tiranë - Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kapën në flagrancë duke kryer punime ndërtimi, pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar një 37-vjeçar dhe një 28-vjeçar (inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës).

Ndërkohë në kërkim është shpallur pronari i banesës ku po bëheshin punimet.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 konstatuan se pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, po kryheshin punime pa leje, për ndërtimin e një objekti të ri.

Për këtë rast:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit N. V., 37 vjeç dhe A. D., 28 vjeç, përkatësisht inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës;

-u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi S. I., 37 vjeç;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 37-vjeçarit, shtetasin B. I., i cili ndiqte punimet.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. I..

Gjithashtu, vijojnë kontrollet për konstatimin e rasteve të ndërtimeve dhe zënies së hapësirave publike, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?