Të paktën nëntë persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u zhdukën në Afrikën e Jugut pasi një përmbytje mori përpara anëtarët e një kongregacioni kishtar përgjatë lumit Jukskei në Johanesburg.
Daily Mail shkruan se një grup prej 33 besimtarësh iu bashkuan ritualeve të kishës në brigjet e lumit kur përmbytjet e të shtunës goditën vendin.
Mësohet se të vdekurit dhe të zhdukurit ishin të gjithë pjesë e kongregacionit. Prifti që kryesonte ritualet, duke përfshirë edhe pagëzimin, mbijetoi.
Grupet fetare mblidhen shpesh përgjatë lumit Jukskei, i cili kalon nëpër qytete të tilla si Alexandra në lindje të Johanesburgut, për pagëzime dhe rituale pastrimi.
Mulaudzi tha të dielën se zyrtarët kishin paralajmëruar banorët për rreziqet e kryerjes së ritualeve përgjatë lumit.