Pika Kufitare Kakavijë

Kronikë

Po kthehej nga Greqia, prangoset në Kakavijë 43-vjeçari i dënuari me 40 muaj burgim për drogë!

21 Gusht, 12:24| Përditesimi: 21 Gusht, 12:31

  • Share

Gjirokastër- Po kthehej nga Greqia për në Shqipëri, kapet në kufi i dënuari me rreth 3,5 vite burgim në mungesë, për akuzën e drogës.

Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se pas verifikimeve të personave në hyrje të vendit në vijën e dytë, arritën të identifikonin dhe prangosnin një 43-vjeçar të kërkuar, me inicialet J. B., banues në Cërrik.

“Ai është dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me vendim të formës së prerë, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Policia e Elbasanit”, bëri me dije policia vendore.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?