Foto ilustruese

Kronikë

Po kthehej në Shqipëri/ Kapet në Kakavijë 'makthi' i fëmijëve, ja për çfarë akuzohet tjetër

9 Tetor 2019, 09:22| Përditesimi: 9 Tetor 2019, 09:28

  • Share

Një shqiptar, 49-vjeç ka rënë në pranga e policisë greke në pikën kufitare të Kakavijës teksa po tentonte të kthehej në Shqipëri, pasi akuzohet për përdhunimin e fëmijëve. Efektivët kanë bërë të mundur ndalimin e tyre për të verifikuar të dhënat e tij por  nga kontrolli ka rezultuar se ishte i dënuar më parë për përdhunim dhe vijonte të ishte i lirë dhe ishte arratisur.

Ai ishte në pritje të aktgjykimeve të Gjykatës së Apelit, në Euboea, teksa ishte dënuar me nëntë vite e një muaj burg për përdhunim dhe joshje të fëmijëve.

Më herët Gjykata Penale e Thebës e kishte dënuar shqiptarin e ndaluar me dy vite burg për armëmbajtje pa leje. Sipas mediave greke, Prokuroria e Janinës ka urdhëruar dërgimin e shqiptarit në burgun e Stavarki për të vuajtur dënimet që rëndojnë mbi të.

Komento

Komente

  • Poli: 09/10/2019 09:31

    Nxirrjani emrin fisq*irit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?