Kronikë

Po lahej me familjarët, mbytet një vajzë 13-vjeçe në lumin Buna

27 Korrik 2021, 16:05| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 18:47

  • Share

SHKODËR- Mbytet një vajzë 13 vjeçe me inicialet Z.L në ujërat e lumit Buna në afërsi të fshatit Oblike të njësisë Ana e Malit. 13 vjeçarja po lahej me familjarët dhe pa pritur ka humbur jetën në lumin Buna. 

Policia ndodhet në vendngjarje për të bëra sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

'Më datë 27.07.2021, rreth orës 15:45, në lumin Buna, në vendin e quajtur fshati Zues, Shkodër,  është mbytur duke u larë në lumë, shtetasja Z. L., 13 vjeçe, banuese në Oblikë, Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.'- njofton policia.

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?