Liqeni në Bardhoc

Kronikë

Po lahej në liqen, mbytet 16-vjeçari në Kukës, nxirret pas disa orësh kërkime trupi i pajetë

29 Qershor 2020, 14:55| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 17:35

  • Share

KUKËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kukës ku një 16-vjeçar është mbytur pasi është futur për t'u larë në liqen.

Ngjarja më konkretisht ka ndodhur në fshatin Bardhoc, teksa trupi i tij është nxjerrë pas disa orësh kërkime nga Polumbarët e RENEA-s.

Rreth një muaj më parë po në Kukës, por në fshatin Gostili, u mbyt një 17-vjeçar.

Në njoftimin paraprak policia bën me dije se 16-vjeçari është me inicialet L. G, ndërsa liqeni ndodhet në në vendin e quajtur Hani i Laçit në Bardhoc.

Ne.k./B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?