DURRËS- Një tragjedi është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Durrës, ku një 18-vjeçar është futur të shpëtojë vëllanë e mitur me shokun e tij nga mbytja, por ka gjetur vdekjen. Viktima është identifikuar si Anri Kashiku.
Report TV mëson se vëllai i 18-vjeçari dhe shoku i tij kanë rrezikuar rreth orës 13:30 të mbyten teksa laheshin në Sektor ”Rinia si pasojë e detiti me dallgë. Menjëherë në ndihmë të tyre është futur 18-vjeçari për t’i shpëtuar, por nuk ka mundur që të dalë. Trupi i tij i pajetë u gjet pas disa orësh kërkimesh.
"Durrës/Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.
Një ngjarje e tillë risjellë në vëmendje mungesën e rojeve bregdetare në Durrës. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se kullat e vrojtimit janë, por mungojnë rojet bregdetare. Ndonëse një biznes e ka për detyrë pajisjen me rojet bregdetare, një gjë e tillë nuk është zbatuar nga pjesa më e madhe e tyre.
Report Tv prej kohësh ka raportuar për këtë problematikë, por nuk ka pasur një reagim nga ana e institucioneve, pasi ende sot ka plazhe që kabinat janë bosh. Në të gjitha vijën bregdetare nevojiten 250 vrojtues, por aktualisht janë vetëm 70 persona të certifikuar. “Çdo humbje jete në plazh shënon hapjen e një hetimi penal për poseduesin e plazhit provat apo pronarin e hotelit, në rast të mungesës së rojës së plazhit", ka thënë në një deklaratë më herët ish-ministri i Turizmit, Blendi Klosi, mirëpo deri më tani nuk është regjistruar asnjë hetim i nisur ndaj bizneseve.
Anri KASHIKU viktima 18 vjeçare
Anri Kashiku, është i riu i cili humbi jetën tragjikisht, pasi u fut në det në Durrës, për të shpëtuar vëllain e tij të vogël 15-vjeç dhe shokun e vëllait. 18-vjeçari, luante për të rinjtë e klubit privat të futbollit 'Shqiponjat' në Durrës.
i cili ishte futbollist i ekipit të Teutës, fatkeqësisht pasi arriti të shpëtonte dy të miturite, mbeti vet në det. Trupi i tij i pajetë u gjet pas disa orësh kërkimesh. Ndërkohë dy 15 vjeçarët janë jashtë rrezikut për jetën, thonë burime për Report Tv.
Nje njoftim nga bashkite nepermjet mediave lokale,si ne leter,me ze ,ose vizive per ndalimin e hyrjes ne det per plazhistet kur deti ka dallge,ose kufizim te thellesise,apo largesise deri ku mund te futen e te shkojne mund te ndihmonte ne evitimin e ngjarjeve te tilla edhe po te mos kete roje bregdetare.Gjithe vendet e botes qe kane bregdet e bejne kete njoftim edhe kur kane roje;neve e bejme vetem per mjetet e lundrimit dhe peshkataret.
PërgjigjuTe lumte goja moj bije. Ke fol si pidhat ndasem
A.N. Shume e vetete por e deshem vete.
PërgjigjuPo kush do marre masa per turizmin?Vilma Bello?Ajo thjesht mesuese gjuhe ngeli pa pune ne universitet dhe e bene zv ministre .Duhet ikur nga Shqiperia
Përgjigju32 vjet pa shtet
Përgjigju