Policia e Rinasit

Kronikë

Po largohej nga Shqipëria, 25-vjeçarja belge kapet në aeroportin e Rinasit me rreth 20 gramë Amfetaminë

21 Korrik, 11:53| Përditesimi: 21 Korrik, 11:59

  • Share

Rinas- U kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë me një sasi Amfetamine me vete, vihet në pranga 25-vjeçarja belge dhe sekuestrohet sasia e drogës.

Aksioni është kryer nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Policisë Tiranë.

E arrestuara është Kiara Dycke, 25 vjeçe. të dyshuarës sipas policisë i ëhstë gjetur gjatë kontrollit të sendeve personale një sasi lënde psikotrope me peshë rreth 20 gramë.

“Ajo u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine me vete”, njoftoi policia ditën e sotme (21 korrik).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?