Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, por fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se një mjet tip 'Benz' të cilin po e drejtonte shtetësja V.Ç ka aksidentuar një 70-vjeçar me inicialet S.N i cili po lëvizte me biçikletë në lagjen numër 1. Pas aksidentit 70-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq drejtuesja e mjetit është dërguar në komisariat për sqarimit e rrethanave të ngjarjes.
Komento