Bota

Po luante me dallgët në det, 6-vjeçarja nga Hawai i shpëton peshkaqenit (VIDEO)

6 Maj 2021, 11:51| Përditesimi: 6 Maj 2021, 12:03

  • Share

Ky është moment i frikshëm ku 6-vjeçarja Anela Rezentes, teksa po shijonte detin dhe lojën me dallgët në Hawai pranë saj u afrua një peshkaqen.

Panik, frikë dhe tmerr shfaqen në sytë e vogëlushes kur vuri re praninë e peshkaqenit rreth saj.

Ajo menjëherë me maskën e saj të detit në dorë, ka vrapuar me sa fuqi kishte drejt bregut.

“Unë e vura re peshkaqenin dhe menjëherë doja të largohesha. U frikësova shumë”, tha 6-vjeçarja për televizionin lokal.

Momenti anksioz është kapur nga mamaja e vogëlushes e cila po e filmonte si zakonisht. Gouveia u shpreh se nuk e vuri re që pranë vajzës së saj po notonte një peshkaqen, por menjëherë sapo pa Anelen që po vraponte la gjithçka dhe shkoi drejt saj. Ajo shoti se sërish nuk arriti ta shihte peshkaqenin.

 “Ajo u tmerruar, dhe thoshte ‘mami ka një peshkaqen në ujë’”, tha nëna e saj Gouveia.

“Unë po kërkoja për peshkaqenin por nuk mund ta shihja. Nuk e kuptova që ishte vërtet një peshkaqen. U shokova!", shtoi ajo. 

Sipas ekspertëve peshkaqeni që u shfaq pranë vajzës, ishte i parrezikshëm pasi lloji i tij ushqehet vetëm me peshq.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?