BERAT- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në rreth-rrotullimin e Poshnjes në Urë-Vajgurore.
Pronari i një karburanti është vetëqëlluar aksidentalisht me armë zjarri. Ngjarja është shënuar rreth orës 19:30 pranë karburantit në pronësi të të plagosurit Irfan Azizi. Mësohet se 37-vjeçari ka qenë duke luajtur me punëtorët me armë në dorë dhe pistoleta i është shkrepur pa dashje. Azizi ka marrë plagë të thella në dorë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Azizi është ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë të kriminalistikës,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve, që janë punonjësit e turnit në karburant.
Lojra pronari. Sa loqe ai dhe sa loqe ju qe e publikoni.
PërgjigjuDesh e paska nxjerre dhe syrin tjeter Melamini! Hahaha
PërgjigjuPo luante me kobure me punetoret??? Dhe plagosi vehten..!
Përgjigju