Kronikë

Po luante tek kondicionerët e një hoteli, humb jetën në sytë e shokëve 9-vjeçari në ishullin helen, në pranga 2 persona! Babai: Më sollën djalin të vdekur në duar, nuk bëri zë kur iku

22 Gusht 2021, 08:51| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 13:01

  • Share

Një djalë 9-vjeçar, me origjinë shqiptare, nga Tsilivi në Zakinthos, ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës.

9-vjeçari, po luante me shokët pranë shtëpisë së tij, ku shkoi që të fshihej pas ambienteve të kondicionerëve të një hoteli.

Por njëri prej kondicionerëve, kishte qenë i ngarkuar me energji elektrike dhe kur 9-vjeçari e preku, mbeti i vdekur në vend.

Policia mbërriti në vendin e tragjedisë, dhe prangosi pronarin e hotelit ku humbi jetën djali 9-vjeçar.

Ora 15:20
I sollën trupin e ftohtë të djalit të vdekur, babai i 9-vjeçarit që humbi jetën në Greqi flet për mediat greke: Iku pa bërë zë, do të marr masa ligjore! Daja: Është rritur me sakrifica

Daja i 9-vjeçarit

Mes kaosit të dhimbjes së ikjes së djalit, babai i 9-vjeçarit që humbi jetën teksa po luante me shokët e tij në Zakinthos, ka mundur të flasë për përjetimet e forta dhe momentin që i sollën trupin e ftohte të fëmijës në duart e tij.

“Nuk kam fjalë...më sollën djalin të vdekur në duart e mi. Ma solli babai i shokut të tij dhe komshiu im. Ai iku nga kjo jetë menjëherë, nuk u dëgjua asnjë i bërtitur apo zë. Po luante me shokët e tij”, tha ai babai i viktimës së pafajshme i mbrëmjes së djeshme.

Ai tha se shokët e tij moshatar panë të gjithë skenën, ndërsa ishte pikërisht babai i njërit prej tyre që e mori në krah dhe duke u dridhur siç tregoi ai ia solli djalin në pragun e derës.

“E panë shokët kur ishte pa ndjenja...njeri prej tyre i tha babait të tij, i cili e mori në krah dhe ma solli duke u dridhur. Mund të kishin të njëjtin fat me djalin tim edhe fëmijë të tjerë dhe do të vajtonim për shpirtin e pafajshëm të tyre. Do veproj në mënyrë ligjore.”, tha ai.

Me zë që i dridhej dhe sy të mbushur në lot, daja i 9-vjeçarit i rrënuar nga kjo humbje tragjike, tha se familja ka bërë shumë sakrifica për ta rritur dhe është një dhimbje e papërshkrueshme mënyra e ikjes së tij.

“Nuk kam fjalë, iku një engjëll dhe e kemi rritur me shumë sakrifica vetëm ne i dimë gjërat që kemi kaluar për ta rritur dhe iku në këtë mënyrë...”, tha daja në pamundësi për të mbajtur lotët.

Ora 13:28
Humbi jetën në sytë e shokëve, në pranga pronari i hotelit dhe elektricisti për vdekjen e 9-vjeçarit shqiptar në ishullin helen, kreu i komunës: Prindërit në shok

Në sytë e shokëve të tij humbi jetën tragjikisht 9-vjeçari me origjinë shqiptare pasi erdhi në kontakt me rrymën elektrike, në ishullin helen, Zakinthos.

Në pranga kanë rënë pronari i hotelit dhe elektricisti si përgjegjësit kryesor për vdekjen e fëmijës së pafajshme

Banorët e zonës Tsivili ku ndodhi edhe ngjarja, janë ende në shok, ata nuk mund ta besojnë se 9-vjeçari humbi jetën teksa po luante pranë shtëpisë së tij.

Lidhur me vdekjen e parakohshme të shqiptarit të mitur, me trishtim të thellë ka folur edhe kreu i Komunës së Tsivilit, i cili tregoi se prindërit e të voglit ende janë në gjendje shoku.

“Kjo është një tragjedi, e kemi shumë të vështirë ta besojmë që kjo ka ndodhur me të vërtet. Prindërit e 9-vjeçarit janë miqtë tanë dhe aktualisht janë ende në shok. Mbrëmjen e djeshme, fëmijët e lagjes po luanin dhe 9-vjeçari shkoi të fshihej mbrapa një hoteli dhe erdhi në kontakt me rrymën elektrike pasi preku një kondicioner. Fatkeqësisht gjithçka ndodhi në sytë e të gjithë shokëve të tij, të cilët me vrap kanë shkuar tek prindërit e të ndjerit për t’i treguar se çfarë ndodhi”, tha kreu i komunës së Tsivilit, Dionis Giakumelos.

Megjithëse ambulanca mbërrit menjëherë për të bërë gjithçka për të shpëtuar 9-vjeçari duke e transportuar në spital, ishte tepër vonë pasi zemra e tij kishte pushuar...

Vendi ku humbi jetën 9-vjeçari: 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?