Emigrantët me gomone

‘Po mbahen në skllavëri borxhi’, Agjencia britanike e krimit: Shqiptarët që vijnë me gomone detyrohen nga bandat kriminale për të qëndruar në ‘shtëpi bari’

15 Nëntor 2022, 19:50| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 19:55

  • Share

Shqiptarët që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla po mbahen në “skllavëri borxhi” nga bandat kriminale dhe janë të detyruar të paguajnë koston e udhëtimeve në fermat e drogës, shkruan “The Independent”.

Agjencia Kombëtare e Krimit vlerëson se gomonet janë bërë një alternativë më e lirë ndaj metodave klandestine të transportit me kamion dhe dokumenteve false që dominonin në të kaluarën.

Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, menaxheri i lartë i inteligjencës i Agjencisë Kombëtare të Krimit, Ged McCann tha se shqiptarët që mbërrijnë me varka të vogla zakonisht shkojnë ose në "ekonominë gri" informale, veçanërisht në ndërtim dhe lavazhe makinash, ose duke punuar për grupe të organizuara kriminale.

“Migrimi i paligjshëm po sjell efektivisht fuqinë punëtore për rritjen e kanabisit,” shtoi ai. Disa nga të arrestuarit kanë mbërritur disa ditë më parë me varka të vogla.”

Zoti McCann tha se bandat shqiptare po përshtatnin ofertën me kërkesën e "tregut të fuqishëm të drogës" në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht për kokainën, duke rritur dominimin e tyre në rritjen e kanabisit.

"Fermat e kanabisit shpesh janë të pajisura me migrantë të paligjshëm në skllavëri borxhi," shtoi ai.

Steve Brocklesby, një menaxher i inteligjencës NCA, tha se borxhi mund të krijohet ose kur bandat kriminale paguajnë një grup tjetër për kalimin e një personi mbi Kanalin Anglez, ose kur personatë caktuar u detyrohen të tjerëve lidhur me kalimin e tyre të sigurt drejt Britanisë së Madhe.  Z. Brocklesby tha se shqiptarët që punojnë në tregjet e drogës fitojnë më shumë para sesa ata në punësim informal "ekonominë gri" dhe se fitimet e shumta i tërhiqnin drejt këtyre veprimtarive kriminale. 

Lajmi në përditësim...

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 16/11/2022 00:39

    TI SHIKOJE EDI RAMA KETO FOTO....EDI QENI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?