Postimi i modeles

VIP & Spektakël

'Po mbështet luftën në Ukrainë', reagime të ashpra ndaj modeles ruse Irina Shayk, akuzohet se ka përdorur simbolin ‘Z’

15 Korrik 2022, 20:44| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 20:59

  • Share

Ka pasur shumë reagime ndaj modeles ruse Irina Shayk, ku fansat po kërkojnë një përgjigje nga ajo, pasi u akuzua për përdorimin e ‘nënkuptuar’ të simbolit anti-ukrainas "Z" në një postim në Instagram. 

Një publikim i modeles në “Story” po diskutohet gjerësisht në internet pasi ajo postoi një foto ushqimi me mbishkrimin "Russianzz", dhe shumë po e shohin atë si mbështetje e agresionit rus në Ukrainë.

Fotoja e ushqimit (një specialitet rus) u zhduk pas 24 orësh dhe 36-vjeçarja Shayk nuk e ka komentuar rreth reagimin armiqësor në rrjet.

Gazetarja ukrainase Maria Romanenko u bëri thirrje sponsorëve që të rishqyrtojnë punën me të për këtë postim. Shayk u akuzua si ‘mbështetëse e shtetit terrorist Rusia' dhe gjenocidit të ukrainasve.

Ajo postoi në Twitter: “Irina Shayk – modelja me famë botërore nga Rusia e cila kohët e fundit ka punuar për @Beyonce, Jean Paul Gaultier, @Burberry dhe të tjerë – postoi një mesazh të çuditshëm, të fshehtë në Instagram me fjalën “Russianzz””.

“Unë me të vërtetë shpresoj që këto marka të rishqyrtojnë punën me të kur Rusia përdor Z për të vrarë ukrainasit. Duhet të jeni të ndaluar në botën e qytetëruar, ndërkohë që ju mbështesni terrorizmin rus kundër popullit ukrainas!”, tha një kritik.

Një tjetër koment thoshte: “Shpresojmë që një ditë të ndidhesh njësoj si njerëzit nga Ukraina që humbën fëmijët e tyre”.

Postimi i modeles ruse Irina Shayk në Instagram

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 15/07/2022 21:37

    Shume mire ben qe mbeshtet vendin e saj , njerez me karakter te forte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?