Pandeli Majko

Politikë

Po mbetet jashtë Parlamentit për herë të parë pas tri dekadash, Pandeli Majko reagon me një mesazh: Faleminderit!

16 Maj, 18:01| Përditesimi: 16 Maj, 18:10

  • Share

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit të tij edhe për votat preferenciale të kandidatëve, deputeti aktual i Partisë Socialiste dhe senatori Pandeli Majko, ka reaguar pasi duket se po mbetet jashtë Kuvendit të ri (pritet vota e diasporës së Greqisë).

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij personale në rrjetin social në Facebook, Majko ka vendosur të reagojë vetëm me një fjalë që nënkupton një mesazh shumë të fortë për të gjithë qytetarët dhe ata që e mbështetën.

“FALEMINDERIT”, shkruan shkurtimisht Majko.

Votat e siguruara nga Majko, i cili u vendos nga kryesocialisti Rama në listën e hapur në qarkun e Tiranës, duket se nuk i mundësuan atij një ulëse në Kuvendin e ri. Ai ndodhet me 4340 vota dhe renditet i 15-ti në listën e PS-së për Tiranën nga numërimi i deritanishëm.

Kjo është hera e parë që Pandeli Majko pas tre dekadash mbetet jashtë parlamentit të Shqipërisë.

Postimi i Pandeli Majkos në Facebook

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?