Arrestohen 2 persona në Fier teksa po tentonin të kultivonin kanabis në tokat e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë A. V., 40 vjeç dhe A. (A). V., 38 vjeç, banues në Baltëz, Fier.
Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonin bimë narkotike cannabis sativa në afërsi të tokës së shtetasit A. (A). V në fshatin Baltëz.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".
Komento