Përplasja mes banorëve

‘Po më intimidoni fizikisht’, Egla përplaset ashpër me Meritonin dhe Ilnisën

11 Mars, 16:13| Përditesimi: 11 Mars, 16:16

  • Share

Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë ditës së sotme midis Eglës dhe Ilnisës në Big Brother VIP. Të dyja banoret kanë ofenduar njëra-tjetrën ndërsa mes tyre ndërhyri edhe moderatori Meriton Mjekiqi i cili gjithashtu i ka kërkuar llogari Eglës për fjalët që i kishte thënë më herët.

Egla u shpreh se ndihej e intimiduar fizikisht nga sjellja që dy banorët po bënin ndaj saj.

Pjesë nga përplasja mes tyre:

Ilnisa: Hajde, ke nevojë për një përqafim?

Egla: Mos mu afro, e kam sinqerisht

Ilnisa: Pse zemër, dua të të përqafoj?

Egla: Jeni duke më intimiduar fizikisht

Meritoni: Lëre mos e prek, po kush je ti të më tregosh sesa krenare është familja ime?

Egla: Pashë vëllain tënd që erdhi këtu, tha je shumë mirë dhe iku pa shprehur ndonjë dëshirë tjetër

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?