Po merrte ilaçe për dhimbjen e dhëmballës, ndërron jetë 35-vjeçari në Kolonjë

23 Dhjetor 2022, 20:08| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 10:09

  • Share

KOLONJË- Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Kolonjë. Mësohet se 35-vjeçari, Genti Isaj ka qenë duke u mjekuar për dhimbje dhëmballe. Familjarët pretendojnë se 35-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të qetësuesve që ka qenë duke marrë për dhimbjen e dhëmballës.

Mësohet se ambulanca ka arritur në gjysmë të rrugës dhe mjekët e kanë konstatuar 35-vjeçarin, pa shenja jete, ndërsa ai po transportohej me automjet privat nga banesa e tij në fshatin Kagjinas të Kolonjës drejt Spitalit të Ersekës nga disa bashkëfshatarë, sepse kishte humbur ndjenjat në banesë. Nuuk është përcaktuar ende nëse i riu ka ndërruar jetë që në banesën e tij, apo gjatë transportimit për në spital.

Burime bëjnë me dije se 35-vjeçari i ka marrë ilaçet me recetë nga mjeku, por ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Gjithsesi do të jetë akt-ekspertiza që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 35-vjeçarit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?