Banorët e Baldushkut kundërshtojnë projektin e Rindërtimit: Kanë zgjeruar projektin, po na marrin edhe tokën e varrezave

6 Prill 2022, 12:14| Përditesimi: 6 Prill 2022, 15:20

  • Share

TIRANË- Procesi i rindërtimit pas tërmetit vijon ende në disa zona të prekura edhe në qytetin e Tiranës. Në njësinë Administrative Baldushk në fshatin Mustafa Koç, banorët janë ngritur në protestë duke kundërshtuar projektin e rindërtimit, pasi pretendojnë se po zgjerohet në kundërshtim me projektin e parë që ishte paraqitur, e madje, po u merr edhe tokën e varrezave e fshatit.

Veç, tokës se varrezave, nga ky projekt u është marrë edhe një pjesë e tokës së tyre, për të cilën banorët pretendojnë se nuk kanë asnjë informacion nga bashkia e Tiranës, dhe se çfarë do të ndodhë më tej apo si do të kompensohen.

‘Me nxjerr të vdekurit nga dheut është skandal, ata duhen respektuar. Ishte llogarit për 20 shtëpi projekti ndërkohë është zgjeruar me dhunë në 40 shtëpi. Ky është turp i madh, po na merr tokën ku kemi varrezat. Tani të na shembin edhe shtëpitë të ikim prej vendit, mirë që iku gjithë ajo tokë, pa asnjë letër pa pagesë pa asgjë. Nuk behët fjalë, që t’i lejojmë. Ne i kemi të legalizuara i kemi me letra. Thotë është tokë shtet, po unë kam letra që në ’42. Këto më thonë shtëpia e tërmetit, po ku do të bëjnë rindërtimin në tokën time, na kanë ardhur shtëpi ngjitur. Nuk kemi as oborr. Po prishin varrezat për të ndërtuar. Policia duhet të na mbrojë neve. Nuk na kanë ofruar asnjë marrëveshje.’- u shprehën ato.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?