Marrëveshja/ Trump gjatë fushatës: Po ndalojmë vrasjet masive Kosovë- Serbi, u thashë: Djema, le të bëhemi bashkë! (VIDEO)

20 Shtator 2020, 17:44| Përditesimi: 20 Shtator 2020, 17:52

  • Share

Presidenti i SHBA, Donald Trump e ka quajtur si një arritje të madhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një tubimi për fushatën elektorale në Karolinën Veriore Trumo theksoi se marrëveshja e 4 shtatorit është për Çmim Nobel. Sipas tij Shtëpia e Bardhë po ndalon vrasjet masive mes dy shteteve.

 “Historia tjetër, unë jam i sigurt se është një Çmim Nobel për paqen. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite. Ata do të ndalojnë vrasjen. Unë u thashë 'djema le të bashkohemi' Ju e dini, ata e kanë bërë atë për qindra vjet sinqerisht me emra të ndryshëm", tha Trump.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sejdi Veseli: 22/09/2020 03:55

    Kjo deklaratë e Presidentit të SHBA-ve, e vendit, të cilin për nga simpatia, ne shqiptarët e radhisim menjëherë pas Atëmëmëdheut tonë të vetëm, Shqipërisë Natyrale, më shtyri të mendoj dhe të arrijë në këto përfundime: 1. Se Presidenti aktual dhe në shkuarje i një Superfuqie, nuk po poseduaka as njohuritë më elementare për atë çka flet; 2. Se si “përfaqësuesi” i Kosovës (kinse kryeministri), ashtu dhe do shoqërues dhe mbështetës të tij, u dëshmuan në vepër se qenkan do specie pa kurrizorësh, do servilë të gërditshëm, e që nga të tillët do të ishte iluzion po të pritej një reagim i drejt dhe me dinjitet, ndaj asaj çka u tha para tyre, fjalëve barazuese mes atyre që kryen veprime gjenocidi të thundrakëve serbo-çetnik dhe viktimës – shqiptarëve të Kosovës. Kam bindjen, se po të ishin vërtetë besnik të popullit në emër të të cilit paraqiteshin, do të reagonin si u ka hije, ndaj vënies me pa të drejtë të shenjës së barazimit ( sipas deklarimit të Presidentit Trump), në mes gjenocidit shekullor serbo-sllav ndaj shqiptarëve, në trojet e tyre shumë shekullore dhe kinse gjenocidit të shqiptarëve të ushtruar ndaj serbëve: “Jam i sigurt ( deklaron Trump), se është një çmim Nobel për Paqe. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite. Ata do të ndalojnë vrasjet...” Mendoj, se reagimi i “Kryeministrit” tonë dhe i shpurës se tij, i cili do duhej të bëhej, do të ishte i qëndrueshëm sepse do të kishte mundësi për t’u bazuar në shumë argumente të mbështetura në të vërtetën e dëshmueshme lehtë dhe nga burime me peshë. E vërteta është një dhe e pa kontestueshme, se thundrakët serbo-sllavë ishin ata që sulmuan, terrorizuan, dogjën, dhunuan, që shkaktuan lumenj lotësh dhe të gjakut dhe që përzunë nga trojet e tyre të shkrumbuara, me qindra mijëra shqiptarë, të cilët kishin shpëtuar pa u përshkuar nga plumbat dhe “kama” çetnike. Pra, të gjithë ata që llomotisin në shërbim të barazimit të viktimës dhe kriminelit, ngjashëm siç thotë Trump, se u bënë vrasje masive mes shqiptarëve dhe serbo-çetnikëve, ose janë serbo-sllavofil ose janë të marrë.

    Përgjigju
    • Donaldi: 22/09/2020 12:03

      Valla fort i mençem qenke or ti Sejdi...

  • Iris: 21/09/2020 03:29

    Vetem REDNECK-ET dhe HILLIBILLIT qe e votojne i besojne mufkat e ORANGE-FACE.Mos u bej merak hic se do ta marresh Nobelin ne 3 nentor.

    Përgjigju
  • 068: 20/09/2020 18:38

    dikush te sqaroje kete bolen se vrasjet kane mbaruar me kohe ...idiot

    Përgjigju
    • A. N.: 20/09/2020 20:59

      Pse me kohe? Vetem 20 vjet kaluan

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?