Po ndërtohej brenda bazës ushtarake të Shëngjinit, gjykata vendos sekuestro për objektin! Në hetim disa ish-zyrtar lokal

25 Shkurt 2022, 12:36| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 12:53

  • Share

Objekti që po ndërtohej brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit është vënë në sekuestro preventive. Vendimi është marrë nga Gjykata Lezhës me kërkesës të prokurorisë e cila kishte nisur hetimet në lidhje me rastin, pas denoncimit të bërë nga Ministria e Mbrojtjes. Procedimi penal nisi nga SPAK për veprën penale “Shpërdorim detyre”, por më pas çështja i kaloj Prokurorisë së Lezhës. Organi i akuzës ka kryer një sërë veprimesh, ku janë sekuestruar e po analizohen të gjithë praktikat e ndjekura nga institucionet për privatizimin e pronës dhe dhënien e lejes së ndërtimit, brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit.

Në hetim janë vënë disa ish-zyrtar lokal të cilët dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Prokurori Sabri Kastrati bën të ditur se ka dhe raste të tjera që është tjetërsuar prona shtetërore në këtë zonë dhe përmes dokumentave të prodhuar nga institucionet është kthyer ne pronë private dhe kjo veprimtari është objekt hetimi.

Objekti disa katësh brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit nisu të ndërtohet 1 vit me parë. Skandali u denoncua nga Ish-zv.komandanti i Forcës Detare Artur Mecollari e më pas u vunë në lëvizje Ministria e Mbrojtës dhe organet e drejtësisë. Firma qe po ndërton objektin është e pajisur me çertifikatë pronësie dhe leje ndërtimi të rregullt dhe madje ka paditur në gjykatë Ministrinë e Mbrojtjes për bllokim të punimeve dhe çështja është në shqyrtim. Objekti është ngritur katër kat, por pasi çështja u bë publike dhe ndërhynë dhe Ministria e Mbrojtës puna ka stopuar. Baza detare ushtarake e Shëngjinit mbahet nën monitorim të vazhdueshëm përgjatë 24 orëve nga forcat e ushtrisë.

1645789948_aa.jpeg

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?