Dy shtetas janë procedura penalisht, pasi është konstatuar se po ndërtonin pa leje në Kashar dhe në Sauk.
Policia njofton se është proceduar penalisht shtetasi S. H., 57 vjeç, sepse në fshatin Kashar, në një objekt, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.
Sakaq edhe për shtetasin V. N., 61 vjeç, ka nisur procedimi penal, pasi në Sauk, në banesën e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.
Komento