Foto nga ndërtimi pa leje

Kronikë

Po ndërtonte pa leje, në pranga ndërtuesi në Bajram Curri, në kërkim pronari i truallit

11 Qershor 2021, 08:50| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 08:56

  • Share

Është arrestuar në Bajram Curri, Tropojë, një ndërtues, pasi u kap duke kryer një ndërtim pa leje brenda vijës së verdhë, ndërsa u shpall në kërkim pronari i truallit. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se A. M., 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Senec-Kosovë, u konstatua duke punuar në një objekt në ndërtim në vendin e quajtur “Ish-parku”, lagjja Dardania, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Ai ishte në rolin e sipërmarrësit për kryerjen e punimeve dhe ndërtimi ishte brenda vijës së verdhë të qytetit të Bajram Currit.

Ndërkohë, trualli i ndërtimit rezultonte me certifikatë pronësie në emër të shtetasit F. J., i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, në ngarkim të shtetasit A. M., dhe për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasit F. J.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?