Në disa raste ka deklaruar se do tërhiqet nga boksi, por gjithmonë ka patur një prapaktheu. Gjithsesi vetë Tyson Fury thotë se kjo nuk do ndodhë më, pasi rrezikon të pësojë një dëmtim të rëndë.
Anglezi në muajin prill zhvilloi ndeshjen e fundit kundër Dillan White, që e fitoi dhe deklaroi se ‘ishte e fundit’, por duke parë që milionat e eurove apo paundëve qarkullojnë spekulimet për një tjetër ndeshje janë rritur. Sidomos pas nëse Anthony Joshua mposht Oleksandr Usyk më datë 20 gusht. Mirëpo kampioni Fury këtë herë është i bindur se e ka mbyllur me kaq.
“I dëgjoj njerëzit të thonë; Jepi, bëje edhe një ndeshje tjetër. Po nëse unë përfundoj në karrige me rrota? Pastaj do të them që bëra edhe disa ndeshje më shumë dhe përfundova kështu, me dëmtime në tru. E imagjinoni?! Njerëzit harrojnë se jam unë ai që merr grushtet nga ata gjigandët në ring. Tani e kam seriozisht, nuk dua të ndeshem më,”-u shpreh 33-vjeçari.