4 turistë gjermanë bllokohen në Qafën e Pejës në Theth, një prej tyre i plagosur! Pamje kur ndërhyn helikopteri për t’i nxjerrë nga gremina

10 Qershor, 22:19| Përditesimi: 10 Qershor, 22:41

  • Share

4 turistë nga Gjermani janë të cilët kishin mbetur të bllokuar në Qafën e Pejës në Theth, janë ndihmuar nga policia për të dalë nga gremina. Turistët gjermane, duke eksploruar në këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar mes në mes të malit, pasi njëri prej tyre ishte i dëmtuar dhe nuk mund të vijonte ecjen të këmbë.

Shërbimet e Emergjencave civile kanë kontrolluar zonën  me helikopter dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve. Turisti i dëmtuar është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore, ndërsa 3 të tjerët janë në gjendje të mirë.

'Falë punës së mirëorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e 3 turistëve të tjerë nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.’- njofton policia.

Në lidhje me shpëtimin e turistëve ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Peleshi i cili ka publikuar edhe pamje nga shpëtimi i turistëve thotë se është dashur ndërhyrja e helikopterit Cougar për tërheqjen e të lënduarit me vinç.

‘Një grup turistësh të huaj janë rrëzuar në vendin e quajtur Qafa e Pejës, në Theth, në rrugën që lidh Thethin me Plavën e Gucinë. Sipas informacioneve njëri prej tyre nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Për shkak se transporti drejt Tiranës me rrugë tokësore ishte i pamundur është angazhuar helikopteri i Emergjencave Civile EC 135. Pas tij është dashur ndërhyrja e helikopterit Cougar për tërheqjen e të lënduarit me vinç.’- shkruan Peleshi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I.M: 11/06/2024 03:27

    Këto kostot e turistave kush i merr përsipër apo taksapaguesit?

    Përgjigju
  • Or tej: 10/06/2024 23:06

    Kur do fillojne gjobat ose siguracion i detyruar per keto aventuriere qe vene jetet e te tjereve ne rrezik per ti shpetuar or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?