Subjekti ndërtues i pallatit në ndërtim në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’ në Tiranë ku humbi jetën sot 53-vjeçari Adrian Fejzullahi është shoqëria “Andi Konstruktion’ shpk i cili nga një verifikim në QKR rezulton se ka për administrator Latif Mihën.
Miha rezulton të jetë dhe nënkryetar i shoqatës së ndërtuesve. Detyra e tij është që të marrë pjesë në mbledhjet e përgjithshme dhe të bordit drejtues në mungesë të kryetarit. Po kështu Z. Miha është kandidat i Këshillit Kombëtar të Punës dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
EKSTRAKT I REGJISTRIT TREGTAR PËR TË DHËNAT E SUBJEKTIT “SHOQËRI ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR”
Lajmi kryesor:
Tiranë/ 53-vjeçari humb jetën në ditën e 5-të të punës, ra nga kati i 7-të i pallatit kur po ngjiste kovat me llaç! Arrestohet përgjegjësi i kompanisë nënkontraktore (EMRI+VIDEO)
S.G/ReportTv.al