Marinel Senka

Po ngjitej në mal me shokët, rrëshqet dhe humb jetën 19 vjeçari shqiptar në Itali

28 Shkurt 2021, 11:33| Përditesimi: 28 Shkurt 2021, 11:44

  • Share

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në malin Marmagna në Itali, ku 19 vjeçari me origjinë shqiptare Marinel Senka humbi jetën, gjatë një shëtitjeje nga e cila nuk u kthye më kurrë.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar dhe 2 miqtë tij u nisën drejt Marmagna për alpinizëm, por fatkeqësisht ai rrëshqiti, ra në një grykë mali, duke humbur kështu tragjikisht jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sytë e miqve të tij të cilët lajmëruan menjëherë autoritetet dhe familjarët për lajmin e hidhur.

Ekipi i shpëtimit edhe për shkak të kushteve të vështira atmosferike ka fluturuar mbi zonë për rreth 1 ore për të gjetur trupin e Marinelit.

Kjo është vdekja e tretë e shënuar përgjatë 2 javët fundit në alpet italiane.  

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?