Foto nga kontejneri ku ishte fshehur droga

Bota

Po nxirrte 60 kg kokainë nga kontejneri i ardhur nga Ekuadori në Vado Liguria, arrestohet 37 vjeçari shqiptar në Itali

8 Shkurt 2023, 09:31| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 09:43

  • Share

Një 37 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në portin Vado Ligure në Savonës ku është zbuluar një kontejner i mbushur me 60 kilogramë kokainë e ardhur nga Ekuadori me një ngarkesë me banane.

Pas kontrollit të kontejnerit, 37 vjeçari shqiptar, banues në Milano u arrestua menjëherë dhe u akuzua për trafik ndërkombëtar droge. 60 kilogramë kokainë ishin ndarë në 50 paketime të ndryshme.

Në momentin e arrestimit, shqiptarit iu gjet edhe një armë zjarri me 13 fishekë, e vjedhur, radio-transmetues dhe mjete të tjera të përshtatshme për të hapur me forcë kontejnerin. Ndërkohë po vijojnë hetimet e mëtjeshme për identifikimin e porositësve të drogës e cila nëse do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e 5 milionë eurove.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?