Paralelisht me ushtrimet diplomatike, ushtarët në vijën e frontit shohin se lufta vazhdon të me shkatërrime, dhimbje dhe viktima sikur të mos ketë përfundim kurrë. Dhe jo vetëm në front. Pasditen e djeshme, lajmi më i përhapur në Ukrainë ishte ai i raketës ruse që goditi një grup asgjesimi bombash në zonat përreth qytetit të Chernihiv-it.
Detyra e tyre ishte të pastronin hapësira të mëdha bujqësore nga minat të pushtuara nga rusët në muajt e parë të luftës. Të paktën dy prej tyre humbën jetën, tre të tjerë u plagosën: të gjithë ishin çminues ukrainas që punonin për një organizatë humanitare daneze. Ministria e Mbrojtjes në Moskë pretendon se ka goditur një bazë dronësh. Por autoritetet ukrainase këmbëngulin se ishte një mision civil. "Rusët kryejnë një sulm të ri të rëndë kundër një shoqate humanitare", dënoi kreu i komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets.
Që çdo lloj marrëveshjeje për armëpushim është ende shumë larg, e ripërsërisin edhe fjalët e zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila gjatë një konference në Vladivostok refuzoi pa asnjë ekuivok propozimin franko-britanik për dërgimin e ushtarëve europianë si "forcë sigurie" për ukrainasit. "Rusia nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje të huaj në çfarëdo forme. Nuk do ta diskutojmë as këtë temë", deklaroi ajo, duke shtuar se në këtë format "garancitë e sigurisë" kthehen përkundrazi në "garanci rreziku për europianët".
Në këtë pikë, sidoqoftë, qëndrimi i Moskës nuk është aspak i ri. Që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022, si Putini ashtu edhe të gjithë drejtuesit e zëdhënësit e regjimit të tij kanë përsëritur me këmbëngulje mohimin më të prerë të çdo pranie të ushtarëve perëndimorë në tokën ukrainase. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kundërpërgjigjet se nuk u takon rusëve të vendosin mbi mënyrat e ndihmës së aleatëve ndaj Kievit, por padyshim kjo çështje rëndon mbi negociata. Ndërkohë, sërish Zakharova mohoi përfshirjen e Rusisë në bllokimin e sistemit të navigimit GPS, që të dielën e kaluar ndërhyri në avionin e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë uljes në Bullgari. Lajmet e luftës vazhdojnë të dominohen nga bombardimet dhe betejat tokësore.
Presidenti Zelensky u kujtoi aleatëve europianë se vetëm gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës rusët kishin lëshuar "mbi 500 dronë dhe dy duzina raketash", duke goditur si infrastrukturë ushtarake (për të cilën ukrainasit nuk flasin) ashtu edhe qendra energjetike dhe zona civile, sidomos në rajonet qendrore dhe perëndimore. Këtyre shifrave u shtohen edhe 112 dronë rusë gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, prej të cilëve duket se 84 u rrëzuan nga ukrainasit.
Varshava pretendon se të paktën dy dronë të paidentifikuar fluturuan mbi territorin e saj, duke vënë në alarm mbrojtjen ajrore.
Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Kievit denoncon një përqendrim të madh trupash ruse, thuhet mbi 110.000 njerëz me tanke dhe artileri, të pozicionuar për të sulmuar Donbasin. Të paktën 8 civilë kanë humbur jetën nën bombat në qytetin tashmë gjysmë të braktisur të Kostyantynivka-s. Moska njofton kapjen e fshatit Novoselivka në rajonin e Zaporizhias./Corriere della sera
Komente

Perendimoret me duket se nukk duan te kuptojnne se ndryshe nuk ka mundesi qe kembengulin per dergimin e trupave te huaj ne Ukraine , kjo lufte ka nisur pikerisht per kete arsye qe Ukrraina te mbetet nje vend neutral duke mos ber pjese ne asnje aleance ushtarake
Përgjigju