Nga Burreli, ku vijoi mbledhjen e firmave bashkë me grupin e artistëve për rindërtimin e Teatrit aty ku ishte, sikur ishte, regjisori Robert Budina paralajmëroi një protestë në bulevard para Kryeministrisë.
"Jemi duke u përgatitur për të bërë një marshim madhështor në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, që për herë të parë shqiptari të dalë për të drejtën e tij pa organizim partiak.
Ne tani të jemi të gjithë bashkë, më mbrapa kur të vijnë kushtet normale cdo parti ka mendimin e vet dhe rrugën e vet për të kërkuar pushtetin" tha Robert Budina.
Ndërkohë që Edmond Budina tha se Burreli është në jetën e tij, pasi shumë vite më parë ka bërë 5 muaj zbor.
"Burreli është jetën time, sepse këtu kam bërë 5 muaj zbor në vitin '75 dhe në këtë teatër kam luajtur disa herë. Ne jemi i vetmi vend që nuk kemi një sistem drejtësie, vite të tëra pa gjykatë Kushtetuese, një parlament ilegjitim" tha ai.
Prej disa ditësh Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur në disa qytete për të mbledhur firma për peticionin që kanë nisur.
Keto po "mbrojne" teatrin,bravo,kur teatri u shemb.Te pakten te nderrojne emrin.Problemi eshte se keta ,pse nuk dalin hapur,si formacion politik i suportuar nga Pd-ja dhe tani nga Likja.Budinat,idioti Liçaj,kane nje enderr,te behen deputet.
PërgjigjuKeta spurdhjaket hajdute , vellezerit Budina, mjerane pa perkrahje ne asnje qytet paskan ndermend te bejne marshimin fashist mbi Rome ne kujtim te Benitto Musolinit.
PërgjigjuVazhdu prap bej zbor hahaha