Arma e sekuestruar

Kronikë

Po përplaseshin për motive pronësie, policia e Fierit parandalon konfliktin! Njëri prej tyre ishte i armatosur

24 Maj 2021, 11:05| Përditesimi: 24 Maj 2021, 11:11

  • Share

Policia e Fierit ka parandaluar një përshkallëzimin konflikti për motive pronësie. Në fshatin Kashisht, në Fier po ndodhte një konflikt për motive pronësie mes dy shtetasve dhe se njëri prej tyre dispononte dhe armë zjarri dhe si pasojë konflikti mund të përshkallëzohej në përdorimin e armëve të zjarri.  

Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin në Komisariat të dy palëve të përfshira në konflikt, shtetasin Zija Rrapaj dhe J. K.  

Gjithashtu, bazuar mbi informacionet e marra se shtetasi Zija Rrapak kishte fshehur një armë zjarri në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll dhe si rezultat kanë gjetur e sekuestruar një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit Zija Rrapaj.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Zija Rrapa, 55 vjeç, banues në Kashisht, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?