Liqeni i Ohrit, Pogradec

Po peshkonin në kundërshtim me ligjin, vihen nën hetim 5 peshkatarë në Pogradec

9 Maj 2022, 13:09| Përditesimi: 9 Maj 2022, 13:13

  • Share

5 peshkatarë janë vënë nën hetim pasi po peshkonin në kundërshtim me ligjin një sasi peshku (i llojit klen), i cili me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është i ndaluar për t'u peshkuar në këtë periudhë kohore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Peshkimit, në kuadër të operacionit "Liqeni", për goditjen e veprimtarisë së peshkimit të ndaluar filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasve:

- E. P., 38 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec;

- M. J., 34 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec;

- E. Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Hudënisht;

- A. Ll., 55 vjeç, banues në fshatin Hudënisht;

- E. P., 32 vjeç, banues në fshatin Memlisht.

Gjithashtu dy shtetasit E. P. dhe M. J., kanë kanosur për shkak të detyrës, inspektorin e  peshkimit O. Ç., 35 vjeç, banues në Pogradec, i cili ishte duke kryer inspektimin e liqenit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje të ndryshme për peshkim dhe një sasi peshku i ndaluar për t'u peshkuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale "Peshkimi i ndaluar", kryer në bashkëpunim dhe "Kanosja për shkak të detyrës"

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?