Gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në Lumin Seman! Të njëjtës familje 10 vite më parë iu mbyt një fëmijë, jetonin në kushte ekstreme

11 Gusht 2022, 10:02| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 15:34

  • Share

FIER-  I mituri Ergis Saka humbi gjurmët pasditen e djeshme teksa peshkonte në lumin Seman. Trupi i pajetë  i 14-vjeçarit u gjet ditën e sotme nga polumbarët e forcave RENEA. Ergisi shkonte shpesh në lumin Seman, pasi aty ai siguronte ushqim për familjen e tij, të cilët jetonin në kushte ekstreme ekonomike.

Ai mblidhte disa peshq dhe i shiste ku të mundej, si dhe ishte një ndër fëmijët më punëtor të fshatit Suk të Roskovecit. Punësimi dhe përgjegjësia nisi në moshë të hershme për Ergisin e vogël, pasi i ati ndërroi jetë 3-4 vitë më parë dhe ndihma ekonomike iu ndërpre.

Familja Saka jetonin në kushte shumë të vështira ekonomike, aq sa detyroheshin të jetonin duke mbledhur kanoçe. Në 'luftë me mbijetesën' banorët e zonën të pyetur nga Report tv rrëfyen detajet tronditëse të familjes Saka, të cilët në të njëjtat rrethana humbën një tjetër fëmijë, 10 vite më parë. 

'Janë shumë fukarenj, hallexhinj, babai i ka lënë, edhe një vëlla iu është mbytur para 10 vitesh.'- tha një banor

Banorët rrëfyen detajet tronditëse të mbijetesës së tyre nga mbledhja e kanoçeve në pamundësi për të 'mbushur' barkun me bukë. Një banor tha se shteti duhet të vërë dorë për familjen më të varfër në zonë, të cilët përpos ndihmës ekonomike, humbën edhe të dashurit e tyre.

Ora 10:57
Shkoi për peshk dhe u mbyt, gjendet në lumin Seman trupi i 14-vjeçarit nga fshati Suk

1660208276_saka.JPG

14-vjeçari i cili shkoi për të peshkuar në lumin Seman është gjendur i pajetë.

Familjes Saka 10 vite më parë iu mbyt një fëmijë.

Ora 10:32
14-vjeçari u zhduk teksa peshkonte në lumin Seman, banorët: 10 vite më parë familjes iu mbyt një fëmijë, janë në gjendje të vështirë ekonomike

 

Banorët e zonës, ku është zhdukur 14-vjeçari që po peshkonte në lumin Seman, kanë folur për Report Tv. Ata pohojnë se kësaj familjeje rreth 10 vite më parë u është mbytur një tjetër fëmijë. Ndërsa shprehen se janë në kushte shumë të vështira ekonomike. Ata thonë se u është ndërprerë ndihma ekonomike, ndërsa i bëjnë thirrje shtetit që t’ua rikthejnë sërish pasi kjo familje e ka shumë të vështirë të siguroj të ardhura, ndërsa edhe i zoti i shtëpisë ka ndërruar jetë.

“Janë shumë fukarenj, hallexhinj, babai i ka lënë, edhe një vëlla iu është mbytur para 10 vitesh. Me ndihëm ekonomike rrojnë, tani ua kanë ndërprerë, kanoçe mbledhin. Janë me kemp. Djali ishte shumë çun i mirë. Kur e morëm vesh mbrëmë erdhëm. E shikoja këtej, gjuante peshk. Se kanë gjetur ende.

Familje e mirë, e ndershme, fukarenj. Ai çuni pati punuar tek unë disa ditë më parë. Djalë i mirë, i zgjuar, punëtor. Ka qenë duke zënë peshk. Edhe ai si puna e këtij, aksidentalisht. Shteti të vë dorë te kjo familje, se në këtë zonë është familja më e varfër. Nuk ngopin barkun me bukë, kanë marrë ndihmë më para, por tani nuk marrin”, shprehen banorët e zonës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 11/08/2022 13:14

    Me keto tragjedi familjare deshmohet mjaftueshmerisht perbindshmeria e sistemit qe jetojme. Dhimbje per Djalin.

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/08/2022 11:52

    Cilin shtet do e lusni, kur kriminel e hajfut armiq e tradhtar e kan shtetin dhe pushtetin në dorë , ahhh or e mjera Shqipëri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?