Foto ilustruese

Kronikë

Po pinte kafe, qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Athinë, në gjendje të rëndë në spital

3 Tetor 2021, 22:21| Përditesimi: 3 Tetor 2021, 22:22

  • Share

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Greqi, pasi ra pre e një atentati. Sipas mediave greke ngjarja u regjistrua në qendër të kryeqytetit, në zonën e Agios Panteleimon në Agios Pavlos në rrugën Kritis.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte duke pirë kafe, kur është qëlluar dy herë. Ai ka marrë plagë të rënda në kokë dhe bark dhe është transportuar në spital në Evangelismos.

Për ngjarjen nuk jepen të tjera detaje, ndërsa policia greke ka rrethuar zonën ku ndodhi atentati.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?