Foto nga zona kur ndodhi ngjarja

Po priste dru në pyll, humb jetën 50-vjeçari në Dibër, e zuri pema poshtë

18 Mars 2022, 09:03| Përditesimi: 18 Mars 2022, 11:20

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e djeshme në Dibër, ku ka humbur jetën aksidentalisht një 50-vjeçar duke prerë dru.

Viktima është Rruzhdi Tasha nga fshati Bllac, Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake viktima ishte duke prerë dru me motorrsharr, kur nga pakujdesia pema e cila po priste e zuri poshtë, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet iu  referuan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?