TAJLANDË- Puna me lartësitë është e rrezikshme, po kur dikush të pret shiritin dhe të lë të varur nga kati i 26-të? Kjo me të vërtet është e frikshme!
Pikërisht kjo i ka ndodhur dy punëtorëve në Tajland, të cilët teksa po kryenin punime të varur nga një litar në një ndërtesë të lartë 26-të katëshe, një grua e inatosur i preu një prej shiritave, duke i lënë të dy të varur për një kohë të gjatë.
Megjithëse nuk ka një arsye konkrete, përse gruaja vuri në rrezik jetën e dy punëtorëve, siç raportojnë mediat lokale, ajo ishte e inatosur për shkak se askush nuk i kishte treguar se do të kryheshin punimet, përpara shtëpisë së saj.
Dy punëtorët të cilët janë shprehur të tronditur nga ngjarja kanë shpëtuar mrekullisht, ndërsa mbi gruan rëndojnë akuza të tentativës për vrasje me dashje.