Foto ilustruese

Kronikë

Po punonte në një objekt, plagoset 46-vjeçari në Tiranë

4 Qershor 2021, 08:56| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 08:58

  • Share

Një punëtor ka mbetur i plagosur gjatë orarit të punës, teksa po punonte në një objekt. Aksidenti në punë ka ndodhur në Fushë-Mëzes. Policia njofton se i plagosur ka mbetur 46-vjeçari me iniciale L.S, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në prokurori është proceduar një 30-vjeçar pronar i objektit.

“Më datë 03.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin S. P., 30 vjeç, pasi në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në Fushë Mezez, duke punuar në objektin në pronësi e këtij shtetasi është dëmtuar punëtori shtetasi S. L., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.- njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?