DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 18-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar fizik ndaj tij, iu gjet një pistoletë sportive.
I riu, R.C është ndaluar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kockave”, Plepa, Durrës, ndërsa më pas policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e tij ku ka gjetur 1 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra automatiku me fishekë luftarak.
Në këtë mënyrë është finalizuar operacioni policor i koduar “Blic”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komento