Po qarkullonte me shpejtësi të lartë, 23 vjeçari shqiptar në Itali ndalohet nga policia, pas kontrollit i gjendet kokainë në makinë

4 Shkurt, 09:09| Përditesimi: 4 Shkurt, 09:29

  • Share

ITALI- Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. I riu i cili ndodhej në Itali vetëm prej pak ditësh, u ndalua nga policia për shkak të shpejtësisë së lartë në qytetin e Riminit.

Mediat italiane shkruajnë se pas kontrolleve të ushtruara nga policia, iu gjetën 59 gramë të lëndës narkotike kokainë të cilën i riu tentoi ta fshihte në paketën e tij të cigareve.

23 vjeçarit iu caktua masa e paraburgimit nga gjykata mëngjesin e ditës së djeshme (3 shkurt).

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?