Banorët e fshatit Varibop në njësinë administrative Cakran të Fierit, protestuan paraditen e së hënës për mungesën e ujit të pijshëm.
Banorët e zëmëruar thonë se nga muaji maj furnizohen vetëm 10 minuta në ditë me ujë të pijshëm teksa theksojnë se kjo është një situatë e përsëritur çdo verë.
Për të plotësuar nevojat e përditshme për ujë, ata i drejtohen burimeve të fshatit, të cilat janë drejt tharjes ose detyrohen të blejnë në autobote.
Banoret shprehen se para 5 vitesh Ujësjellësi ka investuar ne zone por janë vendosur tubacione plastike jo cilësore.
Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Fier tha per mediat se Varibopi numëron 241 abonentë, të cilët furnizohen me sasinë e nevojshme të ujit, por volumi i shtuar në banesat e tyre në muajt e verës u vështirëson furnizimin me ujë.
Ndërkohë Ujësjellësi premton se po harton të plan masash për minimizimin e shpërdorimit të ujit duke inspektuar të gjitha zonat me ndihmën e Task-Forcës.
Komente
