Bota

Po qëndronte me partnerin në dritare, 27-vjeçarja pëson djegie nga fishekzjarrët e Vitit të Ri (VIDEO)

3 Janar, 12:49| Përditesimi: 3 Janar, 13:06

  • Share

Një grua 27-vjeçare në Brazil, pësoi djegie të shkallës së tretë në gjoks kur u godit nga fishekzjarrët në natën e nderrimit të viteve.

Teksa Bianca Miranda po shijonte nga dritarja shfaqjen e fishekzjarreve së bashku me partnerin e saj në qytetin e Navegantes, në një moment vajza filloi të bërtasë pasi fishekzjarrët e goditën në gjoks.

Bashkëshorti i saj tha se përveç djegieve në gjoks ajo  ka pësuar edhe djegie të shkallës së dytë në duar.

“Kam marrë djegien në dorë sepse jam përpjekur të shuaj zjarrin. Isha e dëshpëruar. Fustani më ishte ngjitur në lëkurë, hyra në dush për të ndalur dhimbjen”, tha 27-vjeçarja.

E reja është dërguar në spital ku i janë dhënë anti-inflamatorë dhe antibiotikë dhe gjendja e saj shëndetësore nuk përbën shqetësim.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?