SHBA/ Po qëndronte pranë nënës në stacion, një grua hedh 3-vjeçaren drejt shinave të trenit! Vogëlushja shpëtohet nga kalimtarët! Në pranga 32-vjeçarja

31 Dhjetor 2022, 17:30| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 17:53

  • Share

SHBA- Një grua në shtetin amerikan Oregon u arrestua të enjten pasi dyshohet se shtyu një vajzë 3-vjeçare në shinat e trenit, ndërsa fëmija dhe nëna e saj ishin duke pritur në një stacion metroje në Portland, sipas njoftimit nga Departamentit të  Sherifit të Qarkut Multnomah.

Brianna Lace Workman, 32 vjeçe, akuzohet se e shtyu fëmijën me fytyrë në fillim mbi shinat në Gateway Transit Center MAX në Portland Verilindor.

Ka qenë një kalimtar që e ka shpëtuar vogëlushen nga shinat para se të vinte treni. 3-vjeçarja pësoi një goditje në kokë  dhe një shenjë të kuqe në ballë nga përplasja.

Shtyrja e dhunshme e metrosë e filmuara nga kamerat ka ngjallur zemërim, ndërsa autoritetet thanë se gruaja do të mbajë përgjegjësi të plotë për këtë ngjarje. Videoja është publikuar nga zyra e prokurorit të zonës, kur tregon të dyshuarën që hidhet nga vendi ku ishte ulur në një stol në platformë dhe shtyn fëmijën, i cili qëndronte përballë saj.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?