Bota

Po raportonte motin live, qenushi tërheq gazetaren e BBC dhe shkakton të qeshura në studio (VIDEO)

21 Shtator 2021, 12:26| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 12:30

  • Share

Të jesh live në televizion ka emocionet dhe përgjegjësitë e veta. Kemi parë shpesh momente të sikletshme dhe gazmore të cilat janë bërë virale në rrjet një prej tyre është edhe ky, i gazetare së motit në BBC.

Teksa Carol Kirkwood po diskutonte me moderatorët e emisionit në të cilin po shfaqej, ajo po i tregonte lidhur me qenushin që po përkëdhelte, i cili është një qen udhëzues. Në atë moment, duket se qenushi u mërzi dhe u largua, por nuk llogariti një gjë...pikërisht Carol të cilën tërhoqi me vete.

Ky moment solli të qeshur në studio dhe për këdo që e ka parë.

“A je mirë”, e pyetën moderatorët.

“Po, ajo është një vajzë shumë e fortë, u kthye te trajnuesi i saj tani”, tha ajo.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?