Një 38-vjeçar humbi jeten në një aksident në punë në një gurore në zonën e Mamurrasit, në Kurbin.Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Kurbinit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, kur shtetasi P. P., banues në fshatin Sanxhak të Kurbinit, dyshohet se ka qenë duke riparuar një mjet pune në ambientet e gurorës ku punonte, kur është dëmtuar aksidentalisht.
Për fat të keq, dëmtimi ka rezultuar fatal dhe ai ka ndërruar jetë në vend, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një incident pune, por hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë dhe për të identifikuar përgjegjësit.
“Rreth orës 12:00, në një gurore në Mamurras, shtetasi P. P., 38 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, dyshohet se duke riparuar një mjet pune, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në morgun e Kurbinit për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.
Komente
