Foto ilustruese

Kronikë

Po rregullonte një prizë në banesë, bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 35 vjeçari në Klos

12 Korrik 2021, 17:25| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 17:27

  • Share

Një 35 vjeçar me inicialet I.K nga fshati Mishtër i Klosit humbi jetën teksa ra në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se ai ka qenë duke rregulluar vetë një prizë në banesën e tij kur ka rënë në kontakt me energjinë. Ndonëse ai u dërgua menjëherë për në spitalin e Burrelit, nuk mundi të mbijetonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vërteta të ngjarjes së rëndë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?