800 mijë shqiptarë rrezikojnë të mos votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pasi u skadojnë kartat e identitetit. Ministria e Brendshme akoma nuk ka një përgjigje të qartë nëse do të ketë një nismë për shtyrjen e afatit të skadimit të këtyre ID-ve apo jo, referuar edhe kërkesës që Partia Demokratike ka bërë pak ditë më parë. Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Romina Kuko, tha në Komisionin për Sigurinë Kombëtare se po diskutohet për një propozim të tillë, megjithatë akoma nuk është vendosur.
“Jemi duke diskutuar së brendshmi për të gjetur opsionin më të mirë dhe nuk kemi ende një verdict përsa i përket kësaj pjese”, shtoi zv/ministrja.
Kuko tha se për të votuar nuk shërben vetëm karta ID, por edhe pasaporta, dhe për këtë arsye kush nuk ka ID, mund të votojë me pasaportë.
“Padiskutim që për pjesën e votimit, edhe pasaportat janë dokumente të vlefshme, pra, nuk është vetëm karta e ID, por edhe pasaportat vlejnë për votimin, megjithatë shqetësimi juaj është shumë i drejtë”, tha Kuko.
Në dallim nga deklarata e Kukos, pak javë më parë ishte ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili u kërkoi shqiptarëve që të aplikonin për ID, si i vetmi dokument për votim.
“Dokumenti i ri i identitetit është shumë i rëndësishëm për të marrë shumë shërbime, qoftë edhe online, por mbi të gjitha, zgjedhjet e radhës të 25 prillit, ku do të jetë dokumenti i vetëm i identifikimit për shtetasit dhe votuesit shqipatër”, deklaroi ministri Çuçi.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë pajisur që në vitin 2009 më karta identiteti, ndërsa një numër më i vogël me pasaportë, përveç atyre që kanë lëvizur jashtë vendit. Për shkak të pandemisë, afati i skadimit të ID-ve u shty deri në 31 dhjetor 2020, por akoma mbetet e paqartë nëse një vendim i tillë do të merret për votimin në zgjedhje.
Shtetlecke!! Po ne që jemi të rregullt do na amnistoni ndonjëherë, apo si përherë le ti mësojmë të gjithë të bëhen hileqarë SHTET LECKE
Përgjigju