Biznesmeni Ermir Ndreaj ishte duke shijuar rrezet e diellit në një skaf luksoz në zonën e Palasës, kur efektivët e policisë i shkuan papritur për ta arrestuar. Skafi luksoz është vënë në sekuestro nga policia, pas këtij aksion që çoi në goditjen e grupit kriminal të trafikut të drogës, ku ishin të përfshirë edhe biznesmenë. Pas arrestimit, policia ushtroi kontrolle në vilën e Ndreajt në jug dhe në një apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë
Po në Palasë u arrestuan edhe vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, ndërsa Ilir Lloshaj u kap në Elbasan. SPAK ka sekuestruar 3 makina luksi, njëra prej të cilave Mercedes Benz AMG G63 ose e njohur si G Class, një Volkswagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan.
Po ashtu, u sekuestruan këto ora luksi që shihni në fotot më poshtë, 1 orë Rolex, model 126613LN, 1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68 dhe 3 pistoleta, me krehër dhe fishekë.
Lajmi kryesor:
'Mbretërit' e kokainës në Evropë/ SPAK zbulon rrjetin me biznesmenë e kriminelë, trafikuan 6 ton drogë! 6 në pranga, mes tyre 'bosi' i 'Cincos', u kapën në Palasë
SI.E./ReportTv.al
