Prej ditësh në Tiranë është shkatërruar prona publike, në protestat e ccdo mbrëmë që kanë pasuar ngjarjen tragjike të 8 dhjetorit ku u vra nga polici 25-vjeçari, Klodjan Rasha. Personazhe të njohur publikë në Tiranë kanë shtuar thirrjet për distancim nga këto akte të dhunës. Moderatori i njohur, Bledi Strakosha, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet i indinjuar për shkatërrimin e objekteve publike dhe sinjalistikës rrugore.
“Stacionet e autobusëve shërbejnë që një zonjë (zotëri, student/e, etj) të gjejë sado pak shplodhje e të mbrohet disi nga i ftohti i këtyre ditëve, teksa pret autobusin e lodhur nga dita e gjatë e punës. Semaforët shërbejnë për të organizuar lëvizjen e një prindi që nxiton të çojë a të marrë fëmijën në çerdhe, kopsht a shkollë. Që një fëmijë madhor t’u vijë në ndihmë prindërve pa kaos. Që një i sëmurë të mbërrijë në kohë për të marrë shërbimin shëndetësor. E kështu me radhë. Janë bërë me paratë tona dhe po me tonat do ribëhen. Është e vërtetë që janë thjesht gjëra materiale e që zëvendësohen lehtë, por përse duhen shkatërruar?! Ç’dobi sjell dëmtimi i asaj çka është e përbashkët?!” – shkruan Strakosha.
Shko mor legen e ha sufllaqe kjo politike ka 100 vjet si po na shkatrro si njerez e sdo tja dije njeri ti permend pasuri.
PërgjigjuBravo mor djale qytetar dhe sqimetatr. Perballe maloketise barbarizmit shkaterimit
Përgjigju