Dy vajza të mitura janë larguar nga banesat e tyre më 1 janar dhe nuk janë kthyer më. Vajzat me iniciale M.H dhe K.A., të moshës 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën, janë larguar nga banesat e tyre duke marrë me vete telefonat e tyre, kartat e identitetit dhe një sasi të vogël lekësh.
Të miturat kanë lajmëruar prindërit se do të shkonin në banesën respektive të njëra-tjetrës për të uruar Vitin e Ri, por nuk ka ndodhur dhe kjo ka qenë dhe biseda e fundit me të miturat, pasi telefoni i tyre rezulton i fikur.
Dy shoqet janë larguar nga shtëpia paraditen e 1 janarit duke u thënë prindërve se di të shkonin të uronin live shoqen për Vitin e Ri, por në drekë nuk janë rikthyer në shtëpi më dhe kanë fikur telefonin. Më pas ata kanë fikur telefonat, ndërsa prindërit kanë vënë re mungesën e disa parave, kartës së identitetit dhe disa veshjeve, duke lënë të dyshohet se ata janë larguar me dëshirë nga banesat e tyre.
Pas shkëputjes së kontakteve dhe kuptuan që vajza e tyre nuk ndodhej tek shoqja, prindërit e njërës prej 16-vjeçares ka bërë denoncimin në polici në komisariatin nr.1 , duke u shoqëruar nga denoncimi i prindërve të të miturës tjetër. Dy adoleshentet duket se kanë koordinuar veprimet mes tyre për largimin nga banesat, ndërsa nuk dihen ende arsyet pse kanë zgjedhur të largohen nga familjet e tyre.
Policia e Tiranës është vënë në lëvizje për gjetjen e dy të miturave, ku për to nuk ka ende asnjë gjurmë. Policia po kryen kontrolle dhe fotot e tyre i ka shpërndarë edhe në pikat doganore për të shmangur ndonjë rrëmbim dhe kalim të paligjshëm kufiri.