Burrë e grua nga Shqipëria janë kapur ditën e djeshme në Igumenicë me 15 kg marijuanë. Operacioni për ndalimin e tyre u bë në në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar.
Autoritetet greke ndaluan automjetin me të cilin ata po udhëtonin në momentin kur po tentonte të hynte në tokën greke.
Në bagazhin e makinës, ata kishin fshehur në disa vende të improvizuara enkas 16 pako me 15 kg 50 gram marijuanë dhe dy celularë. Në momentin e ndalimit çifti ka deklaruar se vinte nga Shqipëria në Greqi për të festuar ditën e të dashuruarve, por në momentin e kontrollit është konstatuar edhe lënda narkotike.
Komento
Hahahahaha, bravo!
PërgjigjuNga Vlora jane?
PërgjigjuHahahahahahaha!
Per transport jan vetem kavajsit ata kan vend sa te duash ne bagazh nje rrug e 2 pun kur i thon
Nga syte qe te pelcasin legen
Bukur e paskan festu. Idjote po mushin burgjete greke
Përgjigju